Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish pas vendimit të DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Përmes një videoje të postuar në rrjetin social facebook, Balla risjell në vëmendje aferën e CEZ, ku thekson se është dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite.
Sipas numrit dy të PS, Taulant Balla veprimet e Sali Berishës i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar, teksa ka paralajmëruar se kjo çështje nuk mund të mbyllet këtu.
Ai thekson gjithashtu se duhet të hetohen me urgjencë personat e përfshirë në këtë aferë, duke nisur nga Berisha.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Kush kishte të drejtë?!
36 përballje gjyqësore me berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga berishët ndaj meje.
Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës&co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.
Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën”, shkruan Balla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.