×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Balla për Metën: Si njeri meriton keqardhje, si politikan injorim, si president vetëm shkarkim

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 15:22

    Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reguar pas deklaratave të forta të Presidentit Meta.


    Në një status në Facebook, Balla tha se presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës. Sipas Ballës, “Meta si njeri meriton keqardhje, si politikan injorim, si president vetëm shkarkim”

    Reagimi i Taulant Ballës

    Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë.

    Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!