×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banorët dalin në protestë në Shijak, bllokojnë rrugën me kazanë

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 17:31

    Gropat e mbushura me ujë të shoqërojnë përgjatë gjithë gjatësisë së saj rrugën Durrës – Shijak, këto ditë dimri.


    Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë zig zake të rrezikshme për ti shmangur.

    Ndërsa banorët e zonës e kanë edhe më të vështirë të lëvizin. Për banorët e Xhafzotajt kjo rrugë është kthyer në mankth pa mbarim, ndaj këtë të shtunë zbritën në protestë.

    Në shenjë revoltë në mes të rrugës nxorrën kazanët e plehrave. Dhe aty shpërthyen në akuza për mungesën e investimeve dhe mosmbajtjen e premtimit për ndërhyrje nga bashkia e Durrësit apo qeveria e Edi Ramës

    Rruga përshkon zonën industriale me të rendesishme në vend.

    Bizneset që operojnë në zonë thonë se janë taksapagues të rregullt, por asgjë nuk u kthehet mbrapsht në shërbime.

    Banorët e kanë ngritur në vazhdimësi shqetësimin për gjendjen e rrugës. por angazhimet për ndërhyrje thonë se ishin gënjeshtra.

    Ndaj nuk i kursejnë akuzat për të zgjedhurit vendore dhe vetë kryeministrin Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!