450 familje në fshatin Barç të Korçës janë ngritur në protestë ku kanë kërkuar vëmendjen e bashkisë e të qeverisë.
Prej vitesh kërkojnë të kenë ujë të pijshëm energji dhe drita, por deri më tani kërkesat kanë mbetur në sirtar.
Fshati Barç shumë pranë qytetit të Korçës me rreth 2500 banorë prej vitesh nuk ka njohur asnjë investim.
Uji i pijshëm mbetet vetëm një dëshirë, ndërsa rrugët lëngojnë nga gropat.
Për të kërkuar më shumë vëmendje banorët janë ngritur në protestë.
“Kanë bërë nja 300 metra dhe vjen fushata shtrojnë 300 të tjera. Rruga bëhet këtej, prishet andej.”
Faturat e energjisë elektrike theksojnë se i kanë shlyer, por energjia mungon madje në dimër situata bëhet edhe më e vështirë.
“Ndriçim nuk kemi. Kemi 6 vite që paguajmë.”
Problematikat janë të shumta, por uji është çështja më imediate.
“Vetëm një orë në ditë të kemi ujë të pijshëm. Ujërat e zeza janë rrugëve. Vetëm ndriçim dhe ujë kërkojmë.”
Mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe rrugët krejtësisht të amortizuara janë problematika të tjera të këtij fshati me 450 banesa.
Të indinjuar nga neglizhenca absolute e pushtetarëve banorët shprehen se do vijojnë të protestojnë deri në zgjidhjen e situatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.