×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bariu rrëfen momentin kur e sulmoi ariu: Po flisja në Facebook kur m’i vuri putrat në gjoks

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 9:53

    Ekrem Onuzi i shpëtoi për një fije vdekjes pasi u sulmua nga një ari në malin e Gjallicës ndërkohë që kishte dalë për të kullotur bagëtitë.


    Kafsha e sulmoi papritur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë, kofshë dhe duar, me të cilat është mbrojtur.

    “Unë kam 35 vite që kullos bagëtitë dhe has arinj, por kësaj radhe nuk e mora vesh se përse erdhi dhe ma vuri putrën në gjoks”, i tha Ekrem Onuzi.

    “Një moment dola pak sipër stanit tim dhe ndejta atje për një orë. Dëgjova qentë që po lihnin, por nuk i vura re pasi po flisja me një shokun tim në Angli në Facebook. I thashë që një moment se po më sulmon ariun qentë, por ai s’po më besonte”, tha Onuzi duke theksuar se ishte ndërhyrja e qenve ajo që e shpëtoi nga kthetrat e kafshës.

    “Një moment e pashë që më është sulur dhe më ka hedhur tre katër metra poshtë. Pastaj erdhën qentë dhe e larguan” tregon ai ndërsa shpreh shqetësimin se helikopteri u vonua për të shkuar deri tek ai.

    Bariu u mor me helikopter nga bjeshkët e Gjallicës duke u sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës ku edhe po trajtohet. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!