Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se është koha që Partia Socialiste të reflektojë për të keqen që po i bën vendit.
Sipas tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të pasur një qeveri legjitime.
“Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, ndaj dhe thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë jo vetëm për reformën elektorale, por edhe për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Rama dhe askush tjetër nuk duhet të mendojë se të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobërit e vet.
Gatishmëria e opozitës për të dhënë kontributin e saj për një reformë zgjedhore që do tja kthejë votën qytetarëve dhe do të mundësojë përmes zgjedhje të përkohshme parlamentare një parlament legjitim, një qeveri legjitime.
Në Shqipëri janë përvijuar dy qëndrime. Qëndrimi i një shumice absolute jo thjesht dhe vetëm të opozitës, por edhe të opozitës që kështu nuk vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme dhe duhet një zgjidhje.
Qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim dhe kërkon ta mbajë Shqipërinë në këtë gjendje sepse nga kjo gjendje përfitojnë përmes korrupsionit një grusht njerëzish”, tha Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.