×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Kriza nuk do të mbyllet me pazar, por me pranga për ata politikanë që vodhën votat

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 12:45

    Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar nga takimi i tij me simpatizantët e Divjakës, që asnjë marrëveshje apo pazar nuk do të bëhet për të zgjidhur krizën politike në vend.


    Basha deklaroi se zgjidhja e krizës do të vijë përmes prangosjes së atyre politikanëve që janë lidhur me krimin dhe kanë ardhur në pushtet përmes vjedhjes së votës.

    Basha: Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.

    30 qershori për Bashën ishte një proces nul dhe kriminal.

    “Një proces që është nul dhe kriminal nuk mund të prodhojë asgjë të ligjshme. Shumica dërrmuese e refuzoi dhe shumë nga ata që detyroi me forcë, iu përgjigjën duke i bërë votat të pavlefshme. Vlora 14%, Berati 14%, Durrësi 13.5%, Korça 14%, Shkodra 6%. Refuzimi popullor ka qenë plebishitar. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës.”- theksoi Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!