×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Kur daja i Ramës Spiro Koleka strehohej në Jugosllavi në vitet 30 gjyshi im strehohej në Shqipëri me djemtë e Shaban Polluzhës

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 22:50

    Në emisionin Real Story të Neews 24 me gazetarin Sokol Balla, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të bëra ndaj tij prej kryeministrit Edi Rama.


    Basha tha se Rama mashtron sepse puna e tij pranë Tribunalit për Krimet e Luftës të ish Jugosllavisë, ka qenë vetëm si pjesë e grupit të Task Forcës për hetimin e krimeve të Sllobodan Millosheviçit dhe serbëve në Kosovë dhe për këtë gjë ndihej krenar. Për sa i përket UNMIK– ai deklaroi se “Roli im në UNMIK kishte lidhje me hetimin e krimeve serbe, transferimin e pushtetit të drejtësisë nga UNMIK tek shqiptarët.”

    “Kurrë nuk kam qenë pjesë e një hetimi për luftëtarët e UÇK. Kam qenë pjesë e hetimit që provoi Miloseviçin si kriminel lufte dhe për genocid”, tha Basha, duke shtuar se kjo akuzë e Ramës nuk është një dëm që i bëhet atij si person sepse janë mashtrime të riqarkulluar, por është një goditje ndaj Kosovës dhe luftës së UÇK.

    Sipas tij, që kur Clint Wiliamson deklaroi se s’ka fakte e dëshmi për trafiqe organesh dhe prandaj
    shtëpinë e verdhë nuk e përmend më as Dick Marty as Carla del Ponte por vetëm Edi Rama dhe ministria e jashtme e Federatës ruse .

    “Rama po riciklon akuzat që ka bërë në vitin 2005, të cilat i janë përgënjeshtruar, dhe sot ai po i fut thikat pas shpinës Kosovës”, tha Basha. Së fundmi ai deklaroi se ndihej i revoltuar edhe për një arsye tjetër më intime. Ai sqaroi se është nip Kosove. “Unë jam nip Kosove. Gjyshi im nga mamaja është nga Likovci i Drenicës dhe është larguar nga masakrat serbe bashkë me me kryengritësit e Drenicës. Gjyshja ime nga mamaja është nga Peja. ”, sqaroi Basha, duke shtuar se dallimi mes tij dhe Kryeministrit, është se “Kur daja e Ramës Spiro Koleka strehohej në Jugosllavi në vitet 30 gjyshi im strehohej në Shqipëri me djemtë e Shaban Polluzhës pas masakrave që u bën atje”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!