Lulzim Basha shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për t’i qëndruar pranë Kosovës në plotësimin e objektivave të saj, siç është integrimi drejt BE, heqja e vizave si dhe pafajësia në Gjykatën Speciale.
Pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Partisë demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetrari i opozitës Lulzim Basha shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për t’i qëndruar pranë Kosovës në plotësimin e objektivave të saj, sicc është integrimi drejt BE, heqja e vizave si dhe pafajësia në Gjykatën Speciale.
“Kontributi më i madh që Shqipëria duhet të japë është të qëndrojë fuqimisht në krah të Kosovës, duke braktisur çdo synim për keqpërorim të sfidave më të cilave po përballet Kosova. Duhet insistuar në njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, vizat dhe anëtarisimi i saj në Nato. PD sot dhe pas 25 prillit do japim kontribut të plotë në plotësimin e këtyre objektivave. Sfida e përballjes me procesin në Gjykatën Speciale, nuk mund të lejohet të kthehet në gjykim ndaj Kosovës dhe anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë kërkohet një bashkëpunim i të gjithë forcave politike Shqipëri. Ne duhet të jemi të njëzëshëm për kalimin me sukses të kësaj sfide. Kjo është një sfidë për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj. Dua t’i uroj partive në Kosovë një procës të lirë dhe të ndershëm, dua ti shpreh gatishmërim për bashkëpunim”, u shpreh Basha.
Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Shqipqria për Kosovën mbetet një partner strategjik.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Do të ketë bashkëpunime konkrete ndërmjet ekonomisë në Kosovë dhe ekonomisë në Shqipëri. Për ne Shqipëria është një partner strategjik. Jemi dy shtete por duhet të kemi një qëndrim në raport me temat që Kosova do t’i ketë në të ardhmen, një qëndrim edhe sa i takon liberalizimit të vizave”, tha ai.