×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar: Nuk ka kthim pas

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 17:42

    Kryedemokrati Lulëzim Basha ka deklaruar për mediat se largimi i Berishëm nga Grupi parlamentar i PD nuk ka kthim pas. Teksa shton se partneritet i PD me SHBA do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokrateve shqiptarë.


    Kujtojmë se një javë më parë Basha vendosi që të largonte ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i PD pas shpalljes non-grata nga SHBA.

    Vendim ky që nuk u prit mirë nga Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj Bashës se ka thyer statutin e Partisë demokratike, ndërkohë që ka nisur edhe një tur për të takuar demokratët në të gjithë Shqipërinë kundër Bashës.

    Deklarata e Bashës

    “Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës, për zhvillimin e e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA.

    Por, dua të jem i qartë, aleanca dhe partneritet i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokrateve shqiptarë, në interesin më të mire të së nesërmes, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. dhe për këtë arsye, ne së bashku me të gjithë shqiptarët po presim për ndryshimin, do bëjmë gjithçka që të bëjmë aspiratat për ndryshim. Nuk kam kthim pas!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!