Partia Demokratike ditën e sotme mban zgjedhjet për kreun e ri. Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.
Anëtarësia e PD në të gjithë vendin do të votojë sot mes tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri që do të udhëheqë partinë për katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli. Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.
PD prej 8 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha që prej largimit të Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve. Këtë vit, demokratët shkojnë në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.