×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Ramës ia kanë hequr vizën, sillet si kriminel me njerëzit

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 19:23

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mendon se Rama është peng i krimit.


    Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur dhe për të shkatërruar teatrin.

    Ndaj për këtë, sipas kryedemokratit Basha njerëzit i kanë hequr vizën.

    “Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!”, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!