×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha thirrje prokurorisë: Shkoni në morgun e Tiranës, po fshihen vdekjet nga Covid-19

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 17:47

    Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me ministrine jashtëm italian Luigi Di Maio, i kërkoi prokurorisë që të veprojë urgjentisht, pasi kryeministri Edi Rama, sipas tij, do të shkatërrojë provat, “që vërtetojnë që numri real i vdekjeve nga koronavirusi është fshehur”.


    “I kam bërë thirrje Prokurorisë të sekuestrojë urgjentisht provat në morgun e Tiranës“, apeloi kryedemokrati.

    “Rama, politikë me vdekjen duke fshehur të dhënat reale të numrit të vdekjeve nga COVID. Detyra e një qeverie normale në pandemi është raportimi i numrit real të të sëmurëve dhe të vdekurve. Edi Rama të shkulet nga Instagrami dhe t’i përvishet punës konkrete në menaxhimin e krizës.

    Ai që nuk lë minutin t’i ikë për të dalë në Instagram, është duke manipuluar provat”, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!