×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bashkia e Korçës për Bregoviqin: As festa dhe as ftesa s’kanë arsye apo nxitje politike, muzika lidh popujt

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 15:44

    Nga Bashkia e Korçës kanë thënë se refuzojnë të përfshihen në debatin e fundit rreth performancës që pritet ta ketë në këtë qytet, këngëtari serbm Goran Bregoviq me rastin e Festës së Birrës.


    “As festa dhe as ftesa për Bregoviç si një nga këngëtarët në një nga 10 koncertet e kësaj feste nuk ka asnjë arsye apo nxitje politike. Ne besojmë se muzika është urë për të lidhur popujt dhe Festa e Birrës dhe Bashkia Korçë promovon vlerat më të mira të respektimit të diversitetit etnik e kulturor mes popujve të Ballkanit e më gjerë”, thuhet në përgjigjen e bashkisë.

    Ndërsa, nga kjo bashki thonë se kanë refuzuar pjesëmarrjen në debate me arsyetimin se nuk u takon atyre që të jenë pjesë e një diskutimi për sa kohë nuk ka pasur asnjë pikënisje apo qellim për atë se çfarë po diskutohet kohët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!