×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bashkia e Tiranës shkul pemët e mbjella në “Myslym Shyri” për projektin misterioz

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 7:17

    Në redaksinë e emisionit BOOM kanë mbërritur telefonata nga banoret e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, të cilët u shprehen të shqetësuar sepse në datë 3 maj.


    Edhe pse ka qenë ditë pushim zyrtarët e punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë filluar të shkulin pemët e mbjella në hapësirën publike.

    Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku shkoi te kjo zonë për të takuar qytetarët dhe për t’i pyetur ata në lidhje me këtë çështje.

    Ata shprehen se në ditë pushimi punëtorët e bashkisë kanë nisur punimet në hapësirën publike pa asnjë informacion.

    Banorët: Ishte data 3 maj ditë pushimi zyrtar kur pamë punëtorët e bashkisë që po kryenin punime në hapësirën e përbashkët. I pyetem se çfarë po ndodh nuk na japin informacion. Nuk ka asnjë tabelë informuese se çfarë punimesh do kryhen, për më tepër ato shkulen edhe pemët.

    Ndërkohë inxhinieri i tha BOOM se këtë toke e ka blerë dikush, por po bën rehabilitimin me anën e Bashkisë.

    Banorët janë shqetësuar sepse duan të dinë se çfarë do të ndodhë me hapësirën e tyre të përbashkët, por me sa duket Bashkia e Tiranës ka diçka për të fshehur pasi në mungesë të plotë transparence me banorët e komunitetit nuk i informon.

    Banorët deklaruan se inxhinieri i Bashkisë i ka dhënë vetëm një informacion të cunguar që kjo hapësirë publike është blerë nga një privat i cili po rehabiliton zonën në bashkëpunim me punëtorët e bashkisë, dhe nëse kjo është e vërtetë me shume mundësi pas shkuljes se pemëve do të “lulëzojë betoni” siç ndodh shpesh në Tiranë.

    BOOM shoi për të pyetur përgjegjësin e punëtorëve se çfarë po ndodh dhe ai thotë që për këtë mund të sqarojë inxhinieri, por ai nuk ishte.

    Kur BOOM e pyet se përse nuk ka tabela informuese ai thotë se nuk e di dhe duhet pyetur drejtorin i tij.

    BOOM pyet Bashkinë e Tiranës:

    Pse nuk keni vendosur një tabele informuese për të njoftuar banorët për punimet që do të kryhen?

    Sa është vlera e këtij projekti?

    Kur është afati i fillimit dhe i përfundimit të këtyre punimeve?

    Kryebashkiaku Veliaj duhet të bëjë transparencë me qytetarët, por me sa duket ai i fshihet kësaj të fundit.

    Sapo punonjësit e Bashkisë panë që RTV Ora ishte prezente, morën urdhër që të braktisnin vendin e punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!