×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BE heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë, Rama: Ia dolëm edhe kësaj sfide

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 15:19

    Bashkimi Europian ka vendosur ditën e sotme të heqë kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë. Kësisoj, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian, do të mund të lëvizin drejt vendeve të BE.


    Një reagim për këtë lajm ka ardhur nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili thotë se mbasi e tejkaluam edhe këtë sfide, nuk do të ketë më ndalesa drejt majës.

    Më herët për lajmin ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e cila ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë që tregon se po kthehemi drejt normalitetit.

    Megjithatë vlen të theksojmë se mund të ketë vende anëtare të BE që mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!