×
  • Lajme
  • Rajon

    BE: Samiti i 6 tetorit në Tiranë ka rëndësi të madhe për situatën aktuale gjeopolitike

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 15:33
    Ballkani Perëndimor

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, është veçanërisht i rëndësishëm në situatën aktuale gjeopolitike, tha Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian.

    Duke iu referuar situatës rreth emërimit të Nenad Rashiqit për ministër në Qeverinë e Kosovës dhe njoftimit të Beogradit se do të anulojë pjesëmarrjen në Samit, Stano tha se “interpretimi paraprak i emërimit të djeshëm është se nuk i plotëson të gjitha kushtet të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës”.

    Stano tha se pret që institucionet e Kosovës të harmonizojnë procedurat e tyre me kushtetutën, e cila është me rëndësi kyçe për sundimin e ligjit, dhe përsëriti thirrjen e BE-së që serbët të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës, për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme.

    Ai shtoi se vizita e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë është planifikuar dhe se nuk ka të bëjë me këtë rast./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!