×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BE solidarizohet me Shqipërinë pas tërmeteve, Soreca: Disa prej shteteve po bashkohen për ndihma

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 16:25

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me tërmetin e rënë më datë 21 shtator dhe që tronditi vendin tonë.


    Soreca ka shkruar se Europa shpreh solidaritetin e tyre për fatkeqësinë e Shqipërisë. Soreca njofton se se BE tashmë po jep të gjithë mbështetjen e nevojshme për Shqipërinë. Në këtë mbështetje për Shqipërinë janë bashkuar shumë vende të BE.

    “BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja e BE tashmë po shkon në Shqipëri. Disa prej shteteve anëtare në BE po i bashkohen kësaj nisme për ndihma.” shkruan ndër të tjera Soreca.

    Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërisë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia , ndërsa BE pohon se do të vendosë gjithashtu një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmave në të ardhmen.

    Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides ka shprehur gatishmëri ndaj nevojave që ka sot vendi ynë.

    “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë dhe mbështetja thelbësore e BE-së tashmë është duke shkuar. Falënderoj ngrohtësisht Austrinë, Kroacinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Norvegjinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”- shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!