×
  • Lajme
  • Shqipëria / Roli strategjik

    Begaj në Poloni: Biseduam për integrimin në BE por edhe për Kosovën

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 19:45

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda.

    Begaj, në një postim në Facebook, ka thënë se me presidentin polak diskutuan edhe forcimin e lidhjeve dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin strategjik të Kosovës.

    “Si kombe që ndajnë historinë dhe vlerat e forta evropiane, ne festuam etapa të rëndësishme dhe diskutuam forcimin e lidhjeve tona dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin strategjik të Kosovës. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Polonisë dhe mezi presim të thellojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe diplomatike”, ka shkruar Begaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!