×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Begaj vlerëson mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës

    Reporteri
    09 Shtator 2024 | 16:46

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe Kosovë, në organizata ndërkombëtare.

    Gjatë vizitës në Lituani, Begaj ka thënë se janë të angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë fushën e arsimit, ekonominë, sigurinë kibernetike dhe turizmin, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne jemi të angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet tona dypalëshe, duke u përqendruar në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit. Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, ka shkruar Begaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!