×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bënin kërdinë me vjedhjen e banesave në Ishull Shëngjin, arrestohen babë e bir

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 10:23

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Lezhë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet.

    Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”, është bërë i mundur arrestimi i babë e bir shtetasve S .K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç të cilët në bashkëpunim me shtetasit e proceduar penalisht kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

    Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

    “Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës”.

    Vihen në pranga dy nga autorët të dyshuar të disa vjedhjeve, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas, të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!