Ish-kreu i PD thotë se kryedemokrati Lulzim Basha ka dështuar në drejtimin e selisë blu. Sipas ish-kryeministrit, pasi dështoi Basha përdori kundër tij pabesinë, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar.
Berisha tha se vendime në PD duhet të merren sipas statutit dhe në konsultim me forumet. Më tej lideri historik i PD theksoi se me vendimet e tij Basha ka cenuar pluralizmin në Shqipëri.
“Pasi dështoi, përdori armën më të poshtër që mund të përdorë njeriu, ajo quhet pabesi. Unë mbrojta dinjitetin dhe sovranitetin, kjo është e vërteta. Pas vendimit të tij dhe pasi kisha hequr dorë nga largimi im pa kthim, me vendimin e tij cenoj për vdekje sovranintenin e PD. Vendimet në PD i merrni ju, vota juaj dhe parimet e statutit që kemi. Vendimin e mori pa pyetur asnjë forum dhe asnjë. Atëherë kemi të bëjmë me asgjësimin e pluralizmit se ne ekzistojmë si forcë sovrane dhe shprehim mendimet lirshëm e respektojmë statutin. Këto janë shkaqet që më shtunë të nis foltoren e të vij tek ju. Të hap një debat që PD të dalë më e bashkuar, me e hapur se kurrë më parë”,-tha Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.