×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Basha të shkoj andej nga erdhi, nuk e dija se ishte i pabesë

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 20:45

    Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të kthehet andej nga ka ardhur dhe të mos qëndroj në krye të PD.


    Berisha është shprehur nga Fieri se ka mbështetur Bashën, por thekson se nuk e ka ditur se ishte i pabesë.

    Sipas ish-kreut të PD, Basha nuk mblodhi forumet për të diskutuar lidhur me vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, pasi do të humbiste.

    “Basha është mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ia ka bërë kush kurrë një partie atë i bëri ky. Ndoshta kishte akumuluar ndaj meje se unë çdo gjë i thoja, në gjithçka isha zëri juaj. Natyrisht, pengesën që të mos përfshihesha në jetën e brendshme të partisë se isha i tërhequr,por kam qenë zëri juaj. Bëja gjithçka që ai të fitonte, pa më shkuar mendja se është kaq parimor dhe i pabesë, bëri një akt amoral. Pse amerika vlerëson pabesinë, kurrkund, por le ta vlerësoj kush të dojë ne jemi kombi i besës. Po çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen zotëri”,-tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!