Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon se kishte planifikuar të largohej nga çdo funksion politik, nëse Partia Demokratike do të kishte ardhur në pushtet.
Në një intervistë me ish-zëdhënësen e tij, tashmë si gazetare, Erla Mëhilli, Berisha tha se nuk do të qëndronte kurrë në Parlament “si kamzhik i opozitës”.
Por tashmë që PD nuk arriti të rikthehet në qeveri, duket se Berisha s’ka plan të largohet.
Pjesë nga intervista në “Euroneës Albanai:
Kur do të dilni nga politika?
Berisha: Ti këtë pyetje po e bën për të tjerët se ti vetë e di përgjigjen
Kur do të dilni nga politika, të hiqni dorë e të mos keni funksion
Berisha: Nëse PD do të fitonte zgjedhjet, unë do të dorëzoja mandatin. Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, dhe të shoqërisë. PD në qeveri, unë kamzhik i opozitës në parlament nuk qëndroja. Do të ndodhte kjo. Ju e patë, unë s’kam bërë një orë të vetme fushatë. Por tani unë kam një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi fuqi, do vazhdoj me gjithë forcën time.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.