×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha feston sot 79-vjetorin: Vitet për mua janë veç numra, Lili dhe fëmijët kanë sakrifikuar shumë

    Reporteri
    15 Tetor 2023 | 12:26

    Kreu i Rithemelimit Sali Berisha u është drejtuar ndjekësve të tij në mediat sociale me një video-mesazh me rastin e 79-vjetorit të tij.

    Berisha thotë se në këtë 79-vjetor ndihet i motivuar në rrugën që ndjek prej vitesh, njëlloj si në ditën e parë.

    “Sot 79 vjeç!

    Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj.

    Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, shkruan Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!