Dje në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, mbështetës të tij kanë sulmuar dhe shkatërruar goditën e selisë së Partisë Demokratike edhe pse zyrtarë amerikanë e europianë bënë thirrje për evitim të dhunës.
Në një video të publikuar nga mediat shqiptare një qytetare e revoltuar i thotë protestuesit se ai nuk ka bukë në shtëpi ndërkohë që Berisha ka gjysmën e Tiranës çka ka bërë që protestuesi t’i thotë se i është rritur gjuha nga demokracia.
Kjo ka bërë që qytetarja të nxehet edhe më tepër dhe t’i thojë se Berisha nuk ka ku shkon pasi është nën shënjestrën e SHBA dhe këtë fat do të kenë edhe ata që e mbështesin.
Por mbështetesi i Berishës është i bindur që kjo betejë do të fitohet dhe me referendum do të largohet ambasadorja e SHBA-ve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.