Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka mbërritur tek Prokuroria e Tiranës.
Ka qenë ky institucion i drejtësisë që ka dërguar një thirrje për ish liderin historik të PD-së, për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit ku u panë shumë akte dhune.
Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do të informojë mediat për gjithçka do ndodhë në hetuesi.
“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do t’ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha ish-kryeministri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.