×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha mesazh Ramës: Të jesh i bindur që këtë revolucion nuk e ndalon dhe s’e mposht dot

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 21:57

    Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi krizën më të thellë të saj duke rikthyer standartet e lirisë.

    “Unë u them këtyre zotërinjve se PD kaloi krizën më të thellë e kaloi atë duke rikthyer standartet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtar tek unë. Kam pasur vlerësim të madh. Tjetër është zyrtar e tjetër është politikan…Ndryshon edhe gjykimi. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht.

    Të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshëm në historinë e Shqipërisë. I di qëndrimet e tyre, por referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike..”

    Ndërsa nuk munguan dozat e ironisë për kryedemokratin Lulzim Basha, ish-kryeministri iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama të cilit i tha se revolucionin ai as nuk e ndal dhe as nuk e mposht dot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!