Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pasi SHBA shpalli non-grata e ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
Ai ironizon vendimin për Berishën duke e quajtur “Marshall” ndërsa i thotë se tashmë “s’do të mundet ta mbajë peng vendin”.
Por gazetari Hoxha e ka edhe një mesazh për presidentin Ilir Meta, i cili së fundmi ka patur një përplasje të ashpër me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Kambanat, besoj, bien për ata që kanë vesh Shkelqesi President“- shkruan Hoxha.
Reagimi i plotë i gazetarit Hoxha:
19 maj 2021
Departamenti i Shtetit shpall person të padeshirueshëm dhe ndalon hyrjen e Sali Berishës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Besoj se ta kam thënë në kohën e duhur “Marshall”…
Dhe mos harro, të kanë damkosur për korrupsion në niveleve të larta.
Nuk do mundesh më, ta mbash peng këtë vend…
17 shkurt 2018, 31 janar 2019, 19 maj 2021..
Respekte Marshall, me krah të lehta…
Dielli do të vazhdojë ta ngroh sërish, këtë vend të bekuar nga zoti…
Ishallah tërheq këmbën zvarrë edhe për të tjerët…
Kambanat, besoj, bien për ata që kanë vesh Shkelqesi President….
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.