Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokumente zyrtare kundër korrupsionit.
“Kurrë në historinë e këtij vendi nuk është bërë kjo që ka bërë opozita shqiptare kundër korrupsionit, këto dy vitet e fundit. Me dosje të faktuara, me dokumente zyrtare, ne kemi dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje. Kemi denoncuar publikisht me qindra akte madhore korruptive të qeveritarëve me dokumente zyrtare. Ne organizuam 44 protesta te Bashkia Tiranë kundër vjedhjeve të Erjon Veliajt, 5D dhe inceneratorit. Jemi përpjekur të bëjmë detyrën tonë ndaj kësaj shoqërie. SKAP-i e dënoi Veliajn për Nesti Angonin.
“Kjo opozitë ka qenë më aktive se kurrë kundër korrupsionit dhe ka bërë dhjetëfishin e punës që ka bërë SKAP-i dhe kushdo tjetër”, u shpreh më tej Sali Berisha në A2 CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.