×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha pas kuvendit të PD-së: Jo dëshpërim, mezi po pres shtatorin

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 21:46

    Pas kuvendit kombëtar të demokratëve, ish-kryeministri dhe lideri i PD-së Sali Berisha i ka dhënë kurajë demokratëve.


    “Jemi një armatë e fuqishme, mjafton të vendosim të përballemi me të gjitha mjetet e ligjshme kundër regjimit më të urryer pas Enver Hoxhës, që ka parë Ballkani dhe Europa”, deklaroi lideri historik i PD-së, duke shtuar se mezi pret shtatorin në kuvend.

    Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve për akuzat e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken ku ka lënë të nënkuptohet se largohet nga skena politike nëse i nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme për akuzat që kanë lëshuar.

    “Jo Blinken, por cilido zyrtar i këtij planeti të paraqesë prova Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta dhe të drejta, por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë edhe një te dhënë të vetme”, deklaroi ai përpara mediave./ A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!