×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha për Nishanin: Burrështetas i shquar, përfaqësoi kombin me dinjitet

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 16:37

    Sot ka vdekur në moshën 55 vjeçare ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

    Kreu i PD-së, Sali Berisha shkroi se Nishani ishte ikonë e vlerave të larta morale të njeriut, ndershmërisë e përkushtimit.

    Berisha ka thënë se ish-presidenti ishte burrështetas i shquar, që përfaqësoi kombin me dinjitet.

    “Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister Drejtesie, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes. Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj parti..”, u shpreh Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!