Lideri i demokratëve të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për vizitën dy ditore në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se Rama po e fillon këtë tur të vizitave më i poshtëruar se kurrë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Rama shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i pa ftuar nga kryeministri Kurti.
“Se katërti ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i pa ftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta pres në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiç. Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret”, ka shkruar Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.