×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha poston foto prekëse kushtuar Alvin Berishës: Për të shqetësohet bota, narkoshteti nuk pyet

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 21:31

    Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto që ia ka përcjellë një emigrant shqiptar nga Italia, ku tregohet sesi në fasadën e një ndërtese shkruhet mesazhi “Lironi Alvinin”.


    Berisha shkruan në rrjetin social se për fatin e 11 vjeçarit shqiptar po shqetësohet vetëm bota, kurse shteti shqiptar nuk do t’ja dijë për të.

    Kujtojmë se Alvin Berisha ndodhet ende në kampin- burg të Al Hol në Siri, teksa për lajmin e publikuar dje për lirimin e tij të mundshëm, ka reaguar i ati Afrim Berisha, i cili deklaroi këtë të mërkurë se ende nuk e ka marrë të birin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!