×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon, por vetëm me protesta të fuqishme

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 21:37

    Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi në Korçë se Edi Rama nuk mund të largohet nga pushteti me votat që ai i kontrollon vetë por vetëm me protesta të fuqishme.


    E për të të ndërmarrë këtë aksion politik, tha ai, së pari duhet të ngrihen strukturat e PD.

    Berisha: Këtu Kryesitë nuk ekzistojnë më. Pale në mënyrën si janë ndërtuar. Si me qenë Asamble, Kryesia nuk është Asamble, është Kryesi. Është shtab politik që ka përgjegjësi, që merr përgjegjësi, që vendos. Natyrisht, padiskutim kontrollon kryetarin, vendimet i merr me Kryesi. Partia do përgatitet për fraksione, PD do të jetë shtëpia e lirisë.

    Fraksionet, nuk kemi frikë nga liria kurrë. Fraksionet kanë rregullat e tyre, cilido le të lexojë, ekzistojnë nuk po i shpik Shqipëria. Do punë për ti krijuar, djersë e madhe por rrugën do ja hapim kësaj. Pa një parti si kjo foltore dhe më të lirë ne nuk arrijmë objektivat. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon ai vetë, nuk ikën as me opozitë pupël por me protesta të fuqishme për të këqiat që i ka bërë këtij vendi. Për ti ndërmarrë këto duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!