×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: SHISH i fsheh Metës raportin për drogën, i dogji herën e parë

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 22:41

    Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaron se Shërbimi Informativ Kombëtar i dërgon tjetër raport për drogën Kryeministrit dhe tjetër Presidentit.


    “A e dini ju se një raport për drogën, se ka një përhapje të jashtëzakonshme këtë vit dhe çfarë ndodh: Shërbimi Informativ Kombëtar raportin që i dërgon Kryeministrit ia fsheh Presidentit. Duke qenë se “u dogji” herën e parë me raportin që ia dërgoi Presidentit dhe mori dhenë se 130 oficerë të lartë policie janë angazhuar në lidhje droge… tani SHISH e ka bërë raportin e saktë dhe me korrektesë por nuk ia çuar raportin Presidentit”.

    Ndërsa lidhur me deklaratën e Presidentit se kishte informacion se në datë 8 Qershor do të digjej Parlamenti, Berisha tha Meta nuk e ka shpikur por është informuar nga SHISH.

    “Nëse oficeri dixhital që e çonte këtë lajm, e çon që unë t’ja bëj publike dhe unë nuk kam si të mos e bëj publike. Këta i çojnë Presidentit se do të digjej Parlamenti dhe nuk bëjnë gabim… Pavarësisht se më duket si një lajm i vjetër. E kanë për detyrë ti çojnë informacion edhe për qindra e qindra fshatra nga Konispoli deri në Alpe që janë mbjellë me parcela me kanabis”.

    I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli, nëse raportin për djegien e Kuvendit, ia kanë fshehur Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, ish kryeministri Berisha u shpreh: “Jo, atë raport unë nuk e di, por besoj se Presidenti e ka raportin dhe nuk mund të shpikë një raport të tillë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!