Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ka rritje 43 herë të rasteve Covid.
“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ka rritje 43 herë. Kjo pandemi është çështje testimi, por kur në mars thuhej nga OBSH-ja për testime, Shqipëria tallej me testimin. Para 3 ditësh xhahili i testimit, u tha shqiptarëve se testimin e kërkojnë ata që janë të lidhur me kitet. Kjo është deklaratë kriminale. Ai nuk e ka të qartë se testimi është parandalim dhe mjekim. Kështu shpëtohen jetë dhe kontrollohet pandemia. Nuk bëhet testim se vidhet”, ka deklaruar ai në RTV Ora.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka raportuar për 2241 testime, 564 të shëruar, 602 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.