Ish-kryeministri Sali Berisha mohon se gjatë pushtetit të tij ka ndihmuar aleatët e tij.
Në një konferencë për mediat pasi u shpall person ‘non-grata” nga SHBA, ai mori shembull ish-ministrin Famir Mediun, për të cilin tha se iu hoq imuniteti pas shpërthimin në Gërdec.
Po ashtu, ai përmendi edhe rastin e Ilir Metës në vitin 2011.
“Ajo që mund të them është pa asnjë bazë. Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Heqja e imuniteteve. Ish-ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin,e votuam. Çfarë ndërhyrje qenka kjo, heqja e imunitetit. Çfarë ndërhyrje është për Metën, kur hoqi vetëm imunitetin, kërkoi hapje të procesit. U përball dhe në Gjykatë. Qeveria nuk është Gjykatë. Prandaj i jam drejtuar Gjykatës.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.