×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të karteleve të Ramës

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 23:14

    Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe karteleve të drogës, që sipas tij, kontrollohen nga kryeministri.

    Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media, ku tha se Rama “u damkos” sipas tij, nga media kryesore e SHBA-së Fox News.

    “A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.

    Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti. Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

    Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme. Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku”, tha Berisha referuar vendimit të djeshëm(24 qershor) nga SHBA-ja e cila vendosi të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Në deklaratën e firmosur nga Trump thuhet se “korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në rajon, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!