×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha u shpall “Non Grata”, reagon Yuri Kim: Askush mbi ligjin, pandëshkueshmëria të marrë fund

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 12:33

    E pyetur për shpalljen “non grata” nga SHBA të ish kryeministrit Sali Berisha, ambasadorja Kim ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga Sekretari i Shtetit zoti Blinker.


    “Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinker” tha Kim.

    Yuri Kim më tej ka thënë se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinker ku ankimohet vendimi i DASH për shpalljen e tij “non grata”.

    “ Nuk ia kam idenë se çfarë po flisni” tha ambasadorja.
    Lidhur me mesazhin që SHBA kërkon të japë me shpalljen “non grata” të kryeministrit Ambasadorja Kim është shprehur se Shqipëria po ndryshon dhe pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.

    “Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Është anëtare e NATOS. Do të jetë në BE. Është një aleate dhe mike e SHBA. Shteti ligjor duhet të mbizotëroj. Duhet të jetë i pastër dhe një vend i pasur. Të shkosh atje asnjë nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pa-ndëshkueshmërisë duhet të shkojnë në fund. Dhe të gjithë duhet të punojmë. Nuk është projekt i SHBA dhe i juaj po është i përbashkët. Dy popujt tonë.” tha Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!