Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni reagoi mbi gjestin e solidaritetit të Shqipërisë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në vendin fqinj.
Në një postim në Instagram, Berluskoni shkruan:
“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike kundrejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël, por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.