×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bërnabiq në telefon me Ramën, shtetasit shqiptarë pa test PCR në Serbi

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 12:42

    Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe e informoi atë se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR-së për COVID-19 për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, më 14 janar.


    Kështu ka mësuar Tanjug nga burimet e saj, transmeton Klan Kosova.

    Bërnabiq dhe Rama diskutuan mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

    Raportohet se të dy kryeministrat folën edhe për luftën ndaj koronavirusit, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës së “Mini-Shengenit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!