Ka mbërritur në Presidencë kryeministri Edi Rama, ku do të kryhet ceremonia e betimit e qeverisë së re, të mandatit të tretë të socialistëve.
Ceremonia mbahet në orën 10:00, sikurse është njoftuar. ABC News raporton se ceremonia e betimit do të zhvillohet pa praninë e mediave. Janë 15 ministra dhe kryeministri që do të bëjnë betimin te kreu i shtetit dhe më pas kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën.
Ndërkohë, kjo procedurë ka një interes të veçantë për shkak edhe të përplasjes së fortë të presidentit Meta me kryeministrin Rama. Qeveria e re shkon te presidenti në kushtet, kur kreu i shtetit është i shkarkuar nga Kuvendi i vjetër, pas nismës së ndarmarrë nga PS. Ndërkohë, fati i Metës do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese dhe mandati i tij i rregullt përfundon në korrik të 2022.
Nga ana tjetër, kujtojmë se dje qeveria e re u miratua në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe asnjë abstenim. Burime bëjnë të ditur për ABC se pas betimit në Presidencë do të mbahet edhe mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar. Më pas kryeministri Rama do të vijojë me axhendën e tij, pasi do të udhëtojë në New York, për të marrë pjesë në punimet e OKB.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.