Ministrat e rinj në Qeverinë e Shqipërisë janë betuar në presidencë një ditë pasi morën votëbesimin për 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.
Arbjan Mazniku si ministër i shtetit për pushtetin vendor mori 73 pro dhe 35 kundër. Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë u mbështet me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër. Igli Hasani ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme mori vota 74 pro, dhe 33 vota opozitarësh kundër. Kalimin e Ogerta Manastirliut nga ministria e Shëndetësisë tek Ministria e Arsimit u mbështet nga 72 deputet, 35 votuan kundër dhe 1 abstenim. Ndërsa rikthimi Anila Denajt në Ministrinë e Bujqësisë u mbështet nga 73 deputet dhe u kundërshtua nga 27 të tjerë.
Të vetmet ndryshime që nuk u miratuan në këtë seancë plenare ishin ato në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
Parlamenti nuk votoi shkarkimin nga detyra të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj për shkak se fillimisht pasardhësi i saj në këtë detyrë duhet të lirohej nga pozicioni që kishte deri më tani në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.