Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka thënë mjaft prerë se nuk do ta vriste kurrë partinë e tij, edhe sikur t’i vinin pistoletën në kokë.
I ftuar në “Log”, duke komentuar përjashtimin e ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Noka tha se një lider kur merr një vendim, nuk duhet ta shohë vetëm në aspektin personal por duke marrë parasysh efektin që ka te forca e tij politike.
“Në politikë nuk ka sentiment dhe nuk duhet të ketë sentiment. Dua një PD të fortë, të bashkuar dhe fituese. Basha ka 8 vite nuk na çoi dot në fitore. Si do na çojë në fitore pas kësaj përçarje që e çoi partinë. Një drejtues kur merr një vendim të rëndësishëm nuk duhet ta shohë në aspektin individual. Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që tip që po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës,”- tha Noka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.