×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bie në humnerë vetura, vdes 35 vjeçari

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 15:13

    Një aksident i rëndë është shënuar në Fier ku një automjet ka rënë në lumin Gjanicë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.


    Burime bëjnë me dije se ai është Gramoz Isufaj, 35 vjeç.

    Ai ka rënë nga një lartësi rreth 70 metra. Ndërsa makina ndodhet në pronësi të Ligor Begaraj.

    Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e lartë e automjetit. Para se të binte në lum ai është përplasur me një pjesë betoni.

    Informacion paraprak:

    Sot rreth orës 10:45, në aksin rrugor Mallakastër-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Visokës” është konstatuar një mjet tip “Ford Fiesta” i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

    Është nxjerë nga uji pa shënja jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi G. I, 35 vjeç, banues në Mallakastër.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!