×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BKT do të japë 10 mijë lekë për punonjësit e saj që të vaksinohen

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 17:57

    Banka Kombëtare Tregtare është e para kompani në Shqipëri që shpërblen punonjësit e saj me bonus për kryerjen e vaksinimit anti-Covid 19. Në mbështetje të fushatës së vaksinimit të gjithë punonjësit e BKT që nuk e kanë kaluar koronavirusin, do të motivohen financiarisht me 5 mijë lekë për çdo vaksinë që do të kryejnë nga 30 Gusht -30 Shtator 2021, me një total prej 10 mijë lekësh.


    Në një kohë kur për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimor dhe studentët është vendosur vaksinim i detyrueshëm, kompanitë private kanë zgjedhur një tjetër strategji për të shtyrë punonjësit e tyre drejt marrjes së injeksionit anti-Covid.

    Në mbështetje të fushatës së vaksinimit të ndërmarrë nga Qeveria dhe të masave anti-Covid 19, Banka Kombëtare Tregtare ka lançuar fushatën e vaksinimit për punonjësit e saj për periudhën 30 Gusht-30 Shtator 2021.

    Të gjithë punonjësit e BKT që nuk e kanë kaluar Covid-19, do të motivohen financiarisht me 5,000 lekë për çdo dozë vaksinë që do të kryejnë në këtë periudhë kohore, pra në total me bonus 10,000 Lekë.

    Me këtë nisëm BKT është e para kompani në Shqipëri që shpërblen punonjësit e saj me bonus për kryerjen e vaksinimit anti-Covid 19.

    Kjo nismë përpos masave dhe respektimit të protokolleve anti-Covid që zbatohen sot në çdo degë, do të rrisë edhe më shumë kujdesin dhe sigurinë për shëndetin e punonjësve, klientëve dhe partnerëve të bankës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!