×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Blindohet Kuvendi i Shqipërisë

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 19:18

    Dera e hyrjes për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është blinduar sot.

    Pranë saj janë parë edhe rojet e sigurimit, të cilët nuk mund ta hapnin dot.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka bërë të ditur gjendjen duke e përshkruar si pushtet të drogës dhe krimit.

    “Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i droges dhe krimit!” ka shkruar Berisha në Facebook.

    Ky i fundit ka ditë që po bën apel për të protestuar sot në rrugët e Shqipërisë.

    Ai po proteston nën petkun e Partisë Demokratike, bashkë me moton “Shqipëria në rrezik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!