E pranishme në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit përgjatë një viti, ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha se reforma në drejtësi ka kosto personale e profesionale, por duhet të ecë përpara se është në të mirë të shtetit.
“Ka dhe shumë gjyqtarë të larguar dhe kjo është gjë e mirë, por duhet të shohim se nëse seriozë për reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve për të patur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë dhe po aq të begatë sa çdo anëtare e NATO dhe BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Të përfundojmë së shtiruri dhe të vazhdojmë me reformën reale. Ju kuptoj që puna juaj s’është e kollajtë, por s’mund t’ja lejojmë vetes të mos kemi sukses. Duhet një SPAK efikas, gjyqtarët të kalojnë procesin e Vettingut sa më shpejt të emërohen. KLGJ ka mundësi ta kthejë procesin në shtegun e duhur. Duhet një vlerësim i sistemit, tha ambasadorja Yuri Kim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.