×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Boom” emigrantësh të paligjshëm në qarkun e Korçës, mbi 100 persona të ndaluar vetëm sot

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 23:08

    Janë me qindra emigrantë të paligjshëm të cilët vijnë nga vendet e luftës me përpjekjen për të arritur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.


    Prej disa vitesh tanimë Shqipëria është vend “tranzit” për këta persona.

    Qarku i Korçës, kufi ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit grek shërben si portë hyrëse për qindra prej tyre.

    Vetëm të dielën e parë të shtatorit janë kapur mbi 100 persona të shtetësive nga vendet e lindjes. Konkretisht drejtoria vendore e policisë ka ndaluar në Vloçisht të Maliqit 40 prej tyre, 35 në fshatin Mborje dhe 25 në Drenovë të Korçës.

    Po ashtu, në operacionin e saj “Perimetri”, policia të shtunën lajmëroi se 68 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në Pogradec.

    Ata po transportoheshin me kamion e është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të kamionit, 40-vjeçarit Edlir Koko nga Gjirokastra, i cili në momentin e ndalimit u mundua të korruptonte edhe forcat policore.

    E teksa “lumi” i emigrantë të paligjshëm vazhdon të vërshojë në vendin tonë, të shumtë janë edhe personat e proceduar nga policia, të cilët u premtojnë refugjatëve çuarjen në kryeqytet në këmbim të shumave të majme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!